Doarsa Kica-Xhelili, kandidate për deputete nga LDK-ja, shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Albin Kurtit gjatë një interviste në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.
Diskutimi u përqendrua në çështjet aktuale politike në Kosovë. Kica-Xhelili nënvizoi se Lidhja Demokratike e Kosovës synon të jetë pjesë e qeverisjes, duke theksuar se ky është një prioritet për të përfunduar disa procese të rëndësishme për vendin.
Ajo përjashtoi mundësinë që vendi të mbetet pa qeveri, duke siguruar se LDK-ja është e vendosur të marrë pjesë në qeverisje. Ndërsa për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, ajo shpjegoi se ekziston një hendek i madh mes dy partive, i cili nuk lidhet vetëm me dallimet gjuhësore, por përfshin edhe çështje të rëndësishme shtetërore që kërkojnë zgjidhje.

Leave a Reply