Koalicioni AAK-VV në Fushë Kosovë: Abazi e cilëson pragmatike

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për koalicion në garën e balotazhit për komunën e Fushë Kosovës.

Kandidatja e AAK-së, Vildane Latifi, ka vendosur të mbështesë Valon Prebrezën nga radhët e VV-së. Ky bashkëpunim është parë si një mundësi për të ndërtuar ura edhe drejt pushtetit qendror, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme mes liderëve Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, në DPT te Fidani në Klan Kosova, tha se ishte Vetëvendosje që iu afrua AAK-së për këtë bashkëpunim. Abazi theksoi se, ndonëse është kundër vazhdimit të raporteve me VV-në, nuk e di se çfarë vendimi do të merrte AAK-ja nëse Kurti do t’i ofronte Haradinajt postin e kryeministrit.

Ai shtoi se ky hap nga AAK-ja, i udhëhequr nga pragmatizmi i Vildane Latifit, është një përfaqësim i qytetarëve që e kanë mbështetur atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *