Koalicioni i parë zyrtar në KQZ, afat dy ditë për partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se afati për partitë politike të regjistruara për të informuar nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përmes koalicioneve, do të përfundojë më 30 nëntor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se ky proces ka nisur më 24 nëntor. Deri tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka marrë një kërkesë për krijimin e një koalicioni, i cili përfshin Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partinë Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim (LPB).

KQZ ka sqaruar se një koalicion duhet të përbëhet nga të paktën dy parti dhe pasi një parti të jetë certifikuar si pjesë e një koalicioni, ajo nuk mund të tërhiqet deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Po ashtu, partitë anëtare të një koalicioni nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje si entitete të veçanta apo në koalicione të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *