Koci mbi bllokadën politike: Gjykata Kushtetuese mban përgjegjësi – protesta do të vazhdojë (VIDEO)

Bllokada politike në vend u diskutua sot në Klan Kosova së bashku me avokatin Arianit Koci.

Koci, i cili prej disa javësh kishte protestuar për të shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me moskonstituimin e Kuvendit, deklaroi se do të vazhdojë të tregojë mospajtimin e tij në lidhje me këtë çështje.

“Ju e dini që unë pa ndalë kam protestuar. Kam protestuar për ta zgjidhur këtë ngërç politik. Situata nuk është e mirë. Meqenëse është kohë fushate, nuk dua të deklarohem në atë drejtim. Po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” tha ai në Klan Kosova.

“Përveç faktorit politik, një pjesë të fajit po ia lë edhe Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është dashur ta zvarris aq shumë,” theksoi avokati.

Sot është afati i fundit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe, për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komuniteti serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *