Gjatë seancës për rastin e Banjska, avokati i familjes së Afrim Bunjakut, Arianit Koci, kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes së Maksimoviq për të shtuar 10 dëshmitarë të rinj, raporton IndeksOnline.
Koci theksoi se synimi i mbrojtjes është krijimi i alibive përmes dëshmitarëve që janë miq të klientit të tyre. Ai vuri në dukje se, pavarësisht dëshmive të reja, ekzistojnë prova të tjera që janë të pakontestueshme.
“Ky propozim nuk bën gjë tjetër veçse krijon pasiguri dhe zvarrit procesin,” u shpreh Koci. Ai gjithashtu shtoi se akuzat kryesore lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në përpjekjen për shkëputjen e një pjese të veriut të Kosovës.
Sipas Kocit, disa nga dëshmitarët e mbrojtjes kanë mungesa në informacion dhe tentojnë vetëm të krijojnë alibi. “Një alibi mund të ngrihet me një dëshmitar, jo me dhjetë,” përfundoi Koci.

Leave a Reply