Koha e pritjes për të hyrë në Kosovë: Përditësimi i fundit

Jarinje dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë ndër pikat kufitare më të ngarkuara, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në pikën kufitare të Jarinjes, automjetet në hyrje përballen me pritje që variojnë mes 20 dhe 30 minutash, ndërsa kolona arrin deri në 200 metra. Për ata që dalin nga Jarinje, koha e pritjes është më e shkurtër, nga 10 deri në 15 minuta, me kolona që shtrihen deri në 50 metra.

Në Dheu i Bardhë, situata në hyrje është më sfiduese, me pritje deri në 40 minuta dhe kolona që arrin 150 metra. Megjithatë, për daljet nga kjo pikë nuk raportohet për kolona.

Ndërkohë, në pikat e kalimit të Merdarës dhe Mutovidës, pritjet në hyrje janë më të menaxhueshme, duke zgjatur mes 15 dhe 20 minutash, pa formim kolonash. Këto të dhëna pasqyrojnë një rritje të trafikimit në këto pika të kalimit kufitar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *