Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv, drejtoria e burgut të Durrësit ka marrë masa duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues.
Ndoci, i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, është cilësuar si një individ i rrezikshëm dhe përballet me akuza të shumta, përfshirë vrasjen. Ngjarja ndodhi pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të forcave të Policisë së Burgjeve për ta ndaluar, por Ndoci arriti të largohet nga spitali.
Burime nga A2 CNN raportojnë se ai mashtroi policin që e ruante duke kërkuar të shkojë në tualet dhe më pas ia mbathi. Kur polici e kuptoi se Ndoci po largohej, qëlloi në ajër, por nuk arriti ta ndalojë.
Ndoci konsiderohet pjesë e klanit Çopja nga Elbasani dhe përfshihet në dosjen e SPAK që akuzon 33 persona për veprimtari kriminale.

Leave a Reply