KFOR-i ka njoftuar se sot në Kampin Film City është zhvilluar ceremonia simbolike e ngritjes së flamurit dhe mburojës për KFOR-in XXX, kontingjentin e 30-të, duke shënuar vazhdimësinë e misionit të NATO-s.
Kjo ngjarje përfaqëson një traditë të gjatë në historinë e KFOR-it dhe simbolizon kalimin e komandës mes dy liderëve ushtarakë. Në këtë ceremoni, Gjeneral Major Enrico Barduani, komandanti i dalë i KFOR-it XXIX, dhe pasardhësi i tij Gjeneral Major Ozkan Ulutaş, udhëhoqën procedurat.
Ndërrimi i komandës dëshmon përkushtimin e komandantit në largim dhe gatishmërinë e komandantit të ri për të marrë përgjegjësi të reja. KFOR-i thekson se kjo ceremoni simbolizon angazhimin e pandërprerë për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Leave a Reply