Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur për të protestuar.
Në mesin e tyre ndodhet edhe komandant Mala, i veshur me uniformën e UÇK-së, i cili theksoi se kjo protestë është pjesë e një seri manifestimesh të ngjashme të mbajtura në qytete si Prishtina, Tirana, Strasburgu dhe Haga, sipas Klankosova.tv. Komandant Mala shprehu kërkesën e protestuesve ndaj Gjykatës Speciale për lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët ai i vlerëson si çlirimtarë dhe pavarësues të Kosovës.
Duke përfunduar, ai deklaroi: “Mjaft është mjaft. Ata burra të atdheut duhet të kthehen te familjet e tyre dhe në tokat e tyre, që i sollën liri dhe pavarësi shtetit të Kosovës.”

Leave a Reply