Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje nga pritja e ngrohtë që iu bë gjeneralit të saj, Bashkim Jashari, gjatë vizitës në Gardën Kombëtare të Ajovas.
Në video, kreu i FSK-së shihet duke marrë duartrokitje të përzemërta nga të pranishmit. Gjatë kësaj vizite, Jashari u shoqërua nga rreshteri Bedri Zuka, duke përfaqësuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme.
Kjo vizitë përforcon marrëdhëniet mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke promovuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave.

Leave a Reply