Komandanti i FSK-së nderon pjesëtarët e operacionit në Shqipëri

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka mirëpritur pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, të cilët morën pjesë në operacionin humanitar në Klos, Shqipëri.

Në këtë takim, Jashari ka lavdëruar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga njësia gjatë operacionit në kushtet sfiduese të dimrit. Për kontributin e tyre të suksesshëm në mbështetje të autoriteteve shqiptare, gjenerallejtënant Jashari i nderoi me medaljen “Shërbim Vetëmohues”.

Njësia gjithashtu u vlerësua me mirënjohje për angazhimin e saj institucional. FSK ka përsëritur angazhimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të rritur kapacitetet e saj profesionale, duke shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në misione humanitare brenda dhe jashtë vendit.

Ky angazhim dëshmon përkushtimin e FSK-së për të ndihmuar në situata emergjente, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *