Komandanti i KFOR-it Burdani zhvillon takim lamtumirës në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim lamtumirës me gjeneralmajor Enrico Barduani, komandantin e KFOR-it, për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tij gjatë shërbimit njëvjeçar në Kosovë.

Maqedonci vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e Barduanit në drejtimin e forcave të KFOR-it, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Përmes një mesazhi publik, ai theksoi mirënjohjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë me komandantin gjatë mandatit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *