Komisioni Evropian ka bërë thirrje që platforma kineze TikTok të modifikojë mënyrën e operimit për të adresuar shqetësimet mbi ndikimin e saj në shëndetin e përdoruesve.
Në një deklaratë të fundit, komisioni theksoi se funksionet e TikTok-ut që stimulojnë varësinë mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin fizik dhe mendor të përdoruesve, veçanërisht të të rinjve. Një shembull i ndryshimeve të kërkuara përfshin heqjen e opsionit të “scroll-it të pafund”, aplikimin e pushimeve të rregullta gjatë përdorimit dhe përshtatjen e algoritmeve të rekomandimeve.
Gjithashtu, kritikohet aktivizimi automatik i video-ve, që inkurajon përdorimin kompulsiv të aplikacionit. Komisioni kërkon që TikTok të rishikojë thellësisht dizajnin e platformës, duke theksuar se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ndikimeve të tilla, veçanërisht gjatë përdorimit gjatë natës.
TikTok ka kundërshtuar këto akuza dhe është shprehur se do të mbrohet me të gjitha mënyrat e mundshme. Nëse nuk përmbush kërkesat e BE-së, platforma mund të përballet me gjoba të mëdha.

Leave a Reply