Kompania ‘KRU Gjakova’ në qendër të një hetimi për tri kontrata të dyshimta

Për herë të dytë, Drejtoria e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka kryer bastisje në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Sipas raportimit të kallxo.com, bastisja është realizuar sot nga hetuesit e krimeve ekonomike, me fokus në tri kontrata të dyshimta, duke përfshirë edhe kontratën për blerjen e barkës. Bastisja lidhet me tenderin për blerjen e kësaj barke.

Kujtojmë që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” kishte blerë një barkë/anije të vogël me vlerë 24,500 euro, por ajo nuk u përdor, pasi u sekuestrua nga Dogana dhe Policia e Kosovës dhe është marrë për trajtim nga Prokuroria Speciale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *