Kompleksi “Adesa” i AZ Building po merr formë pranë Liqenit në Mitrovicë

Kompania AZ Building Development po avancon me ndërtimin e kompleksit “Adesa” në afërsi të liqenit akumulues në Mitrovicë, një projekt që shquhet për cilësinë dhe standardet e larta të ndërtimit, raporton Veriu.info.

I pozicionuar në një prej zonave më të bukura të qytetit, ky kompleks ofron pamje të mrekullueshme dhe një atmosferë të qetë, ideale për banim. “Adesa” do të përmbajë apartamente moderne me planimetri praktike dhe hapësira të ndriçuara natyralisht.

Fasadat dhe materialet e përdorura do të jenë sipas standardeve europiane, duke garantuar një infrastrukturë bashkëkohore dhe hapësira të gjelbëruara. Projekti synon të ofrojë siguri dhe komoditet për çdo familje, duke përfaqësuar një investim të qëndrueshëm dhe afatgjatë në zemër të Mitrovicës.

Me këtë projekt, AZ Building Development përforcon statusin e saj si lider në zhvillimin e projekteve të mëdha, duke prezantuar të parin kompleks të këtij lloji pranë liqenit akumulues në Mitrovicë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *