Komuna e Mitrovicës nuk ndalon përdorimin e paligjshëm të parkingut

Në Mitrovicë, kryetari Faton Peci ka ndërmarrë kohët e fundit një aksion për çlirimin e hapësirave publike, ku janë liruar trotuarët dhe janë bërë disa rrënime.

Megjithatë, ky operacion nuk duket të ketë përfshirë të gjitha zonat e qytetit. Disa lexues të Veriu.info kanë raportuar një rast të uzurpimit të një parkingu publik nga kompania e ndërtimit “Aurora Group”, e cila ka vendosur material ndërtimor aty.

Në përpjekje për të sqaruar situatën, Veriu.info i ka drejtuar pyetje Komunës së Mitrovicës për të konfirmuar nëse “Aurora Group” ka leje për përdorimin e parkingut në rrugën “Nexhip Dragaj”, dhe në rast të mungesës së lejes, çfarë masa do të ndërmerren për lirimin e tij. Megjithatë, deri në publikimin e këtij artikulli, përgjigje nga Zyra për Informim e Komunës nuk është marrë.

Burime të Veriu.info tregojnë se kompania nuk ka leje për përdorimin e këtij vendi si depo ndërtimore. Nga ana tjetër, lexuesit shprehen se ky përdorim i parkimit ka nisur gjatë qeverisjes së Bedri Hamzës dhe po vazhdon edhe nën drejtimin e Pecit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *