Komuna e Obiliqit anulon taksën prej 10 euro për banorët

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej 10 eurosh që aplikohej për secilin qytetar që paraqiste ankesa lidhur me shkelje të ligjit dhe rendit.

Ky vendim është bërë publik nga kryetari i komunës, Halil Thaçi, i cili theksoi se ky veprim synon të inkurajojë qytetarët të raportojnë më lirshëm rastet e shkeljeve. Thaçi vuri në dukje se heqja e kësaj pagese është një hap për të forcuar rendin dhe ligjin, duke rritur gjithashtu bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit.

Kjo masë pritet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të lehtësojë procesin për qytetarët që duan të kontribuojnë në ruajtjen e rendit publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *