Komuna e Prishtinës nis aksion ndaj tregtisë së kafshëve ilegale

Komuna e Prishtinës ka shpallur një aksion për të luftuar tregtimin e paligjshëm në tregun e automjeteve.

Ky operacion do të realizohet nesër nga ora 05:00, me përfshirjen e Inspektoratit të Kryeqytetit, Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AVUK-ut. Qytetarët dhe bizneset janë inkurajuar të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me autoritetet gjatë këtij aksioni.

Qëllimi kryesor është zbatimi i rregulloreve dhe marrja e masave kundër shitësve të paautorizuar, tregtimit të kafshëve dhe shpezëve të paautorizuara, si dhe veprimtarive që bien ndesh me ligjin. Komuna thekson rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në këtë proces, duke i ftuar ata të kontribuojnë në zbatimin e rregullave ligjore për një shoqëri më të sigurt dhe të rregullt.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar respektimin e ligjit në të gjitha sektorët e tregtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *