Komuna e Prishtinës padit Ministrin Murati për bllokim fondesh

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna ka ngritur një padi kundër Ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Murati, dhe tre zyrtarëve të tjerë, për shkak të bllokimit të fondeve të Ndërmarrjes Publike “Gjelbër”.

Rama ka deklaruar se ky bllokim ka sjellë vonesa të mëdha në pagesën e punëtorëve dhe po dëmton rëndë shërbimet publike të qytetit. Në një takim me përfaqësuesit e ndërmarrjes, Rama ka theksuar se veprimi është i pajustifikueshëm dhe me motive politike.

Ai u ka shpjeguar përfaqësuesve situatën, duke shprehur mirëkuptim për shqetësimet e tyre. Kryetari ka falënderuar punëtorët për durimin dhe ka premtuar se do të vazhdojnë përpjekjet ligjore për zgjidhjen e situatës.

Rama ka theksuar se Komuna do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të zhbllokuar fondet dhe për të garantuar pagesat e drejta për punëtorët. Ai ka përfunduar duke thënë se e drejta do të triumfojë dhe padrejtësia nuk do të tolerohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *