Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën më 25 janar 2026, pritet të ketë erëra me intensitet të lartë.
Këto erëra do të jenë më të dukshme në zonat lindore dhe malore, ku shpejtësia mund të arrijë 11–14 m/s. Në zonat më të ulëta, erërat do të kenë një shpejtësi prej 8–11 m/s.
Nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar 2026, parashikohet që erërat të fillojnë të dobësohen. Komuna ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke këshilluar sigurimin ose largimin e objekteve të lehta nga ballkone dhe oborre.
Gjithashtu, rekomandohet shmangia e qëndrimit në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erëra të forta dhe kujdesi në zonat me pemë të larta apo tabela reklamuese. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të jetë në gatishmëri dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
Në raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrat 0800 122 44 ose 0800 122 33.

Leave a Reply