Komuna e Rahovecit kërkon raportimin e dëmeve nga përmbytjet

Komuna e Rahovecit u ka bërë thirrje banorëve të prekur nga përmbytjet që të dorëzojnë kërkesat e tyre tek Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve, brenda afatit deri më 14 janar.

Në njoftimin e komunës thuhet se pas dorëzimit të kërkesës, Komisioni do të kontaktojë qytetarët dhe një ekip do të dalë në terren për të vlerësuar situatën. Për të aplikuar, qytetarët duhet të paraqesin një kërkesë të shoqëruar me fotografi me ngjyra, kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin e llogarisë bankare.

Rahoveci është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet e fundit që kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe shtëpi. Përveç Rahovecit, disa komuna të tjera në Kosovë kanë raportuar dëme të konsiderueshme si pasojë e kësaj situate të papritur klimatike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *