Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie për Shpat Kasapin

Komuna e Tetovës ka shpallur ditën e hënë, 1 dhjetor, si ditë zie për të nderuar kujtimin e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta këtë të mërkurë.

Vendimi u mor gjatë një seance të jashtëzakonshme të mbajtur të dielën. Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore të Komunës së Tetovës dhe më gjerë në skenën shqiptare.

Ai ishte i njohur për kontributin e tij të çmuar në muzikë, duke sjellë hite që kanë prekur zemrat e shumë shqiptarëve. Karriera e tij, që filloi në fillim të viteve 2000, u bë inspirim për shumë breza.

Ndër këngët më të famshme të tij janë “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, dhe “Aroma e saj”. Shpat Kasapi ka lënë pas një djalë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e fansave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *