Reshjet e mëdha të fillim janarit kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Kosovës, duke përfshirë Skenderajn dhe Fushë Kosovën.
Shumë shtëpi dhe biznese janë dëmtuar rëndë, ndërsa infrastruktura publike është prekur seriozisht. Komunat e prekura kërkojnë ndihmë urgjente nga qeveria për të përballuar pasojat e fatkeqësisë.
Në Skenderaj, rreth 317 familje dhe disa biznese kanë kërkuar vlerësim të dëmeve. Zëdhënësja e Komunës, Besjana Thaçi, thekson nevojën për ndihmë nga shteti për të kapërcyer këtë situatë.
Po ashtu, në Fushë-Kosovë, drejtori për Shërbime Publike, Izja Mjeku, raporton dëme të mëdha në ekonomi dhe infrastrukturë, duke theksuar se mbështetja lokale është e pamjaftueshme. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kërkon krijimin e një fondi emergjent për të ndihmuar në raste të tilla.
Ndërkohë, institucionet qendrore ende nuk kanë dhënë një përgjigje për masat që do të ndërmerren për të ndihmuar komunat e prekura.

Leave a Reply