Përkeqësimi i situatës me përmbytjet ka detyruar disa komuna të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Komuna e Junikut njoftoi se ka formuar një shtab emergjent për të përballuar situatën e krijuar. Për shkak të kushteve të rënda, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2025/2026 është shtyrë deri më 12 janar 2026.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, duke njoftuar se ditët e humbura të mësimit do të kompensohen. Edhe Komuna e Malishevës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa zona.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka qenë në terren që nga orët e para, duke punuar me ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës për të mbrojtur qytetarët dhe për të reduktuar dëmet e shkaktuara.

Leave a Reply