Konfiskohen 600 pako suplemente të padeklaruara në Vermicë

Në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë, Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet që transportonte mbi 7,500 suplemente ushqimore të padeklaruara, të vlerësuara në 5,554 euro.

Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë zbuluan rreth 600 pako të fshehura në ulëset e pasme dhe bagazh, të cilat drejtuesi i automjetit nuk i kishte deklaruar. Shmangia e detyrimeve për këto mallra arrin në 1,655.34 euro.

Dogana ka nisur procedurat për kundërvajtje doganore ndaj individit të përfshirë, bazuar në nenin 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës. Mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa të përfundojnë procedurat e nevojshme.

Në një deklaratë, Dogana e Kosovës thekson rëndësinë e deklarimit të mallrave, duke paralajmëruar se rastet e mosdeklarimit do të përballen me masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *