Konfiskohen aksione të rëndësishme të një firme alkoolike

Kompania e pijeve alkoolike Campari është nën hetim nga policia financiare në Itali për evazion fiskal të dyshuar.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e aksioneve me vlerë rreth 1.3 miliardë euro, të cilat i përkasin aksionarit kryesor, Lagfin Holding, me bazë në Luksemburg. Autoritetet financiare italiane dyshojnë se Campari dhe Lagfin kanë shmangur taksat për më shumë se 1.29 miliardë euro, duke mos raportuar fitimet kapitale të realizuara në transaksione ndërkombëtare.

Këto të ardhura janë krijuar gjatë transferimit të aseteve jashtë vendit, të cilat duhet të tatohen sipas ligjeve italiane. Sipas hetuesve, deklaratat tatimore janë manipuluar për të fshehur këto fitime.

Pas një auditi tatimor, u zbulua se fitimet nga bashkimet e kompanive me seli jashtë nuk janë deklaruar siç duhet. Aksionet e Campari, që përfaqësojnë 51.8 përqind të kompanisë, u ngrinë të premten në mbrëmje pas përfundimit të tregut, si një masë për të siguruar shumën e dyshuar të evazionit.

Kompania Campari ka një vlerë tregu prej më shumë se shtatë miliardë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *