Dy të mitur në Prishtinë kanë pësuar lëndime të lehta trupore pas një konflikti fizik me një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor 2025, rreth orës 20:00. Dy të rinjtë kosovarë dyshohet se janë goditur me thikë nga një i dyshuar tjetër kosovar.
Pas incidentit, të miturit u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri vazhdon të marrë kujdesin e nevojshëm.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit, është vendosur në ndalim me urdhër të prokurorit.

Leave a Reply