Gjatë një diskutimi me deputetë shqiptarë në Kongresin Amerikan, kongresmeni Kieth Self theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për stabilitetin e Ballkanit.
Ai e konsideroi këtë hap si thelbësor për sigurinë rajonale, duke vënë në dukje nevojën për të kapërcyer kundërshtimet e disa vendeve. Self shprehu synimin për të arritur një ekuilibër në rajon, duke e cilësuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si një lëvizje me ndikim stabilizues.
Ai theksoi rëndësinë e përparimeve në këtë drejtim dhe nevojën për t’iu përgjigjur kundërshtimeve. Sipas tij, Ballkani përbën një sfidë të sigurisë që duhet adresuar për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Leave a Reply