Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Llugaxhi, ku theksoi rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë fjalimit të tij, Konjufca vuri në pah përkrahjen e banorëve për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në takimin me qytetarët, Konjufca shprehu bindjen se mbështetja e tyre është një reflektim i qartë i besimit në qeverisjen aktuale dhe reformat e aplikuara.
Ai theksoi se qëllimi është që më 28 dhjetor, Albin Kurti të rizgjidhet kryeministër për herë të tretë. Gjithashtu, Konjufca njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të zhvillojë takime me qytetarë në të gjithë vendin, duke prezantuar vizionin dhe programin për vazhdimin e reformave në mandatin e ardhshëm.

Leave a Reply