Konjufca flet për Edona Llalloshin: Nuk e dija për këngën

Zëvendësi i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish-deputetes së VV-së, Edona Llalloshi, lidhur me vendimin e saj për t’i kënduar Albin Kurtit në Zvicër.

Ai theksoi se nuk është në përputhje me traditën që t’i këndohet një personi të gjallë, duke shtuar se edhe vetë Kurti ndan të njëjtin mendim. “Është hera e parë që dëgjoj për këtë.

Për mendimin tim, por edhe të Kurtit, nuk është e zakonshme që një njeriu t’i këndohet për së gjalli. Përmendoret dhe këngët janë të përshtatshme për heronjtë, figura të mëdha si Adem Demaçi apo Ibrahim Rugova, të cilëve shoqëria ua vlerëson kontributin pas vdekjes,” tha ai.

Sipas tij, ngritja e përmendoreve për të gjallët ka kuptim vetëm në shoqëri të tjera, por jo ndërmjet nesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *