Konjufca: Nënë Ruka ndjen dhimbje dhe krenari të thellë

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj komenteve të Alban Krasniqit lidhur me lotët e nënës së Ramush Haradinajt.

Në një intervistë për emisionin Pressing në T7, Konjufca e ka quajtur këtë deklaratë si të parregullt dhe të paarsyeshme, duke theksuar se askush nuk duhet të gjykojë emocionet e nënës Rukë. Konjufca ka vlerësuar se lotët e nënës Haradinaj përfaqësojnë dhimbje dhe krenari për sakrificën e bërë në emër të lirisë së Kosovës dhe se ato nuk duhet të bëhen objekt i komenteve publike.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që sakrifica e familjeve të cilat kanë humbur të afërmit në luftë të respektohet dhe të trajtohet me kujdes, pa u përdorur për polemikë politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *