Më 28 dhjetor, vendi do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi qeveria e re nuk arriti të formohet që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me këtë rast, partitë kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje ka përjetuar sfida më të mëdha në këtë proces, duke propozuar fillimisht Albin Kurtin dhe më pas Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit.
Pavarësisht ndryshimit të emrave, brenda partisë vazhdojnë lëvdatat reciproke. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti u propozua sërish për kryeministër, duke kujtuar se ai vetë kishte propozuar Konjufcën disa javë më parë.
Ai theksoi se të gjithë në Vetëvendosje janë të bashkuar dhe presin që populli të japë vendimin e tij më 28 dhjetor. Glauk Konjufca gjithashtu shprehu vlerësime për Kurtin, duke e cilësuar si lider të transformimit social dhe demokratik të Kosovës.
Ai theksoi se Kurti ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për partinë dhe se është kryeministri më i votuar në historinë e vendit. Zgjedhjet e ardhshme u shpallën nga presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të Vetëvendosjes për të formuar qeverinë e re.

Leave a Reply