Konjufca zhvillon takim me mërgatën në Kaçanik

Glauk Konjufca, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, zhvilloi një takim me diaspora në Kaçanik, ku morën pjesë edhe kandidatët për deputetë.

Takimi kishte për qëllim mobilizimin e mbështetjes për këtë subjekt politik në prag të zgjedhjeve. Në fjalimin e tij, Konjufca vlerësoi rolin e rëndësishëm që diaspora ka luajtur gjithmonë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë dhe do të jetë një shtyllë kyçe e lëvizjes.

Ai premtoi angazhim të vazhdueshëm për interesat e qytetarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Konjufca përmendi se vetëm tri ditë mbeten deri në atë që e quajti “festa dhe fitorja e madhe”, duke i bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë mbështetjen e tyre në këto ditë vendimtare.

Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët në këtë proces.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *