Konkurs i ri për nxënësit e klasave 6-9, çmime për më të mirët

Në Kosovë është hapur një konkurs për nxënësit e klasave të 6-ta deri në 9-ta të shkollave të mesme të ulëta, organizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Ky konkurs, me temë “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”, ka për qëllim të inkurajojë kreativitetin dhe mendimin kritik te të rinjtë për të ardhmen energjetike. Nxënësit ftohen të marrin pjesë në një prej tre kategorive: ese mbi vizionin e tyre për efiçiencën e energjisë, vepra artistike që pasqyron energjinë për të ardhmen, dhe instalacione kreative që tregojnë shpikje të qëndrueshme.

Dorëzimi i punimeve duhet të bëhet deri më 20 nëntor 2025. Fituesit do të shpallen në një ceremoni të veçantë dhe do të marrin shpërblime si tabletë.

Një juri profesionale, që përfshin përfaqësues të FKEE-së dhe ekspertë të energjisë e mjedisit, do të vlerësojë punimet. Për informacione të mëtejshme, vizitoni uebsajtin zyrtar të FKEE-së në www.fkee-rks.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *