Konkursi i OShP shpallet i paligjshëm, punësimi anulohet

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) ka vendosur të anulojë konkursin për pozitën e ekspertit shqyrtues në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ku ishte punësuar Genc Dugolli, djali i deputetit të Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

Ky vendim erdhi pasi Këshilli konstatoi se rekrutimi i dy ekspertëve shqyrtues në këtë konkurs ishte i paligjshëm. Përveç Genc Dugollit, në të njëjtin konkurs ishte punësuar edhe Valbona Iballi, e cila është asistente ekzekutive e kryetarit të tanishëm të OShP-së, Isa Hasanit.

Një kandidat që kishte aplikuar në këtë konkurs kishte paraqitur një ankesë, të cilën KPMShCK e ka vlerësuar si të bazuar. Deputeti Enver Dugolli, në një deklaratë për mediat, ka mohuar që të ketë ndikuar në punësimin e të birit dhe ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni për aplikimin e tij në këtë proces punësimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *