Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka shprehur shqetësim për publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pak para zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, ky veprim është i padrejtë pasi vë partitë politike në një situatë të vështirë. Hasani theksoi se nëse sot nuk arrihet konstituimi i Kuvendit, ai është i bindur se kjo do të ndodhë të hënën.
Ai shtoi se vendimi i Gjykatës është bërë publik me një afat kohor prej 12 ditësh, i cili ka nisur pardje. “Do të kemi një mbledhje të grupit sot dhe do të marrim një qëndrim të përbashkët.
Edhe pse aktgjykimi është publikuar në një moment delikat, besoj se do të arrijmë në një marrëveshje. Nëse jo, presim që e hëna të sjellë zgjidhje,” deklaroi Hasani.

Leave a Reply