Konstituohet Kuvendi, Kurti i emëruar për Kryeministër

Sot pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Ai theksoi se pas konstituimit, Albin Kurti do të marrë detyrën e kryeministrit për herë të tretë, duke nisur kështu procesi për formimin e qeverisë së re. Në lidhje me negociatat me partitë e tjera, Konjufca sqaroi se bisedimet janë të zakonshme dhe gjithmonë ndodhin.

Megjithatë, LVV-ja ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, propozoi që Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, të zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb.

Rashiq ka marrë 56 vota në seancën e mëparshme dhe i duhen edhe 5 vota nga deputetët shqiptarë për të siguruar pozitën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *