Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është zhvilluar një operacion i gjerë bastisjeje nga zyrtarët korrektues në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe përmirësimin e sigurisë.
Operacioni përfshiu kontrollin e hollësishëm të të gjitha hapësirave të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë dhomat e të burgosurve, sallën e sportit dhe ambientet tjera. Pjesë e këtij aksioni ishin edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera dhe njësiti special K9.
Në përfundim të kontrollit, nuk u gjetën sende të paligjshme, por u larguan objekte të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta. Shërbimi Korrektues i Kosovës shprehu mirënjohjen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të burgosurve gjatë operacionit, duke theksuar synimin për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt brenda institucionit.

Leave a Reply