Kontroll policor në Prishtinë: Zbulohen sende të dyshimta

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Kosovës kreu një operacion në Prishtinë, ku u arrestua një individ me urdhër gjykate për posedim të substancave narkotike.

Në banesën dhe oborrin e tij u zbuluan dhe konfiskuan 1279.5 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, 41.3 gramë kokainë, një peshore digjitale, rreth 4 mijë qese të zbrazëta të përdorura për shpërndarje narkotikësh, 6725.5 euro para të gatshme, dy telefona mobilë dhe një laptop. Pas inicimit të rastit, i dyshuari u dërgua për vuajtje dënimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *