Kontroll sigurie pas alarmit të rremë për bombë në aeroport

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është marrë një raportim për praninë e një bombe në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Menjëherë pas këtij raportimi, të gjitha njësitë përkatëse u mobilizuan dhe inspektuan zonën, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë. Nga hetimet e deritanishme është konkluduar se ky ishte një alarm i rremë.

Policia ka regjistruar rastin si “lajmërim i rremë”, duke e dërguar më tej për shqyrtim me prokurorinë. Në raportin zyrtar të policisë, thuhet se njësitë e sigurisë kanë kontrolluar me kujdes të gjithë perimetrin e aeroportit, por nuk është konstatuar asnjë rrezik për udhëtarët apo personelin.

Ky incident nuk ka shkaktuar vonesa apo ndërprerje në operacionet e aeroportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *