Visar Korenica, ish-kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Hamza kishte theksuar rëndësinë e një qëndrimi parimor kundër manipulimeve zgjedhore, duke e quajtur dorëheqjen e deputetëve që përfituan padrejtësisht vota si një “akt moral”. Korenica, i cili përfitoi nga rinumërimi i votave, duke u ngritur tre pozita në listë, e vlerësoi deklaratën e Hamzës, por shtoi se ajo duhet të shoqërohet me veprime konkrete.
Ai theksoi se mosndodhia e dorëheqjeve nga deputetët e përfshirë do të dëmtojë imazhin e PDK-së. “Nuk mund të bësh deklarata të forta pa pasoja konkrete,” shprehet Korenica, duke nënvizuar se mungesa e veprimit do të krijonte një situatë të pajustifikueshme për partinë.

Leave a Reply