Kos i kontaminuar me baktere zbulohet në qumështoren “Drena”

Në një hetim të fundit për produkte ushqimore të rrezikshme në tregun e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka identifikuar qindra produkte KOS 200 gr.

të kompanisë “Drena” Sh.P.K si të papërshtatshme për konsum. Sipas një raporti të datës 14 mars 2025, analizat laboratorike kanë zbuluar prani të bakterit “Enterobakter” në produktin e kosit të qumështores “Drena” në Skenderaj, duke shkelur kriteret e higjienës.

AUV ka urdhëruar kompaninë të tërheqë këtë produkt nga tregu dhe të njoftojë për asgjësimin e tij. Po ashtu, ishte kërkuar ndërprerja e prodhimit dhe marrja e masave korrektuese.

Në një e-mail të datës 2 maj 2025, “Drena” informoi AUV-në se masat janë ndërmarrë dhe se janë gati të rifillojnë prodhimin. Më 3 qershor 2025, AUV dha leje për rifillimin e prodhimit dhe shitjen e këtij produkti.

Ende nuk ka përgjigje nga kompania për pyetjet mbi sasinë e produkteve johigjienike të hedhura në treg. Ndërkohë, në të kaluarën biznesmeni Rrustem Rukolli ka qenë i dënuar për aktivitete minerare të paligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *