Kosova: Ambasadori palestinez në Tiranë shpjegon mosnjohjen

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, shpjegoi se arsyeja kryesore pse Palestina nuk e njeh Kosovën lidhet me vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Sipas tij, Jerusalemi është konsideruar territor i pushtuar sipas të drejtës ndërkombëtare, dhe hapja e ambasadës atje përbën shkelje të kësaj të drejte. Këtë qëndrim ai e ka ndarë edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Megjithatë, ambasadori theksoi se Palestina nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës dhe se vendimi për njohjen e pavarësisë mund të ndryshojë në të ardhmen. Ai sqaroi se disa raporte që i atribuohen presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, për mbështetjen e Serbisë, janë të pasakta.

Në një tjetër aspekt, Mhanna përmendi marrëdhënien e tij të mirë me homologun kosovar në Tiranë dhe shprehu interesin për të vizituar Kosovën në të ardhmen, pasi kaloi një herë përmes saj pa ndalesë. /Klankosova


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *