Kosova Anëtarësohet në EESC, Hapi i Parë drejt BE-së

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i BE-së që ka hapur dyert për përfaqësues nga Kosova.

Kjo vjen pas pranimit të anëtarëve nga të gjitha vendet kandidate në pranverën e vitit 2024. Përfaqësuesit nga Kosova do të zgjidhen përmes një procesi që tashmë është në zhvillim.

Ata mund të aplikojnë deri më 24 tetor, por nuk do të kenë të drejtë vote, një privilegj i rezervuar për anëtarët nga shtetet anëtare të BE-së. Ky hap erdhi pas konsultimeve me Komisionin Evropian, që çuan në përfshirjen e Kosovës në fazën e dytë të projektit, pavarësisht se nuk ka ende statusin formal të kandidatit për anëtarësim.

Organizatat e shoqërisë civile, sindikatat dhe partnerët ekonomikë nga Kosova janë të ftuar të paraqesin kandidaturat e tyre. Ndërkohë, në vitin 2024, Kosova ishte e vetmja e lënë jashtë nga 9 vendet kandidate të pranuara, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë.

Ish-presidenti i EESC, Olive Ropke, kishte theksuar rëndësinë e kësaj nisme për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *