Kosova bashkohet me nismën globale të Melania Trumpit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, kanë njoftuar zyrtarisht përfshirjen e Kosovës në koalicionin global të iniciuar nga Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump.

Ky koalicion, i quajtur “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku”, synon mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë botën. Përmes një komunikimi formal drejtuar Shtëpisë së Bardhë, Kosova ka shprehur përkushtimin e saj për të kontribuar në këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe krijimit të kushteve që ata të rriten në paqe dhe siguri.

Në deklaratën e tyre, theksohet se vendi është i vetëdijshëm për rëndësinë e investimit në të ardhmen e fëmijëve, duke pasur parasysh rrugëtimin e tij nga lufta drejt paqes dhe demokracisë. Kosova, me popullsinë më të re në Evropë dhe një sektor të zhvilluar të teknologjisë, është e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në këtë kauzë globale.

Angazhimi i saj reflekton një lidhje të fortë morale me përpjekjet për të siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet i sigurt dhe i fuqizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *