Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, njoftoi të dielën se ndihma humanitare e Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur dhe ka filluar të shpërndahet.
Ky kontribut, që arrin në një vlerë prej 500 mijë euro, po shpërndahet përmes partnerëve humanitarë lokalë dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije, si dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë. Gërvalla-Schwarz shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e Turqisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke në realizimin e këtij operacioni humanitar.
Ndihma u nis me anije nga porti i Mersinit të shtunën dhe mbërriti në Gaza, ku po shpërndahet tek familjet që janë në nevojë. Ajo theksoi rëndësinë e këtij kontributi në ndihmën e komuniteteve të prekura dhe falënderoi të gjitha palët e përfshira për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre.

Leave a Reply