Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një anije me ndihma humanitare është nisur nga Turqia drejt Gazës, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për të ndihmuar popullsinë e prekur.
Kjo dërgesë, me vlerë 500 mijë euro, përfshin tenda, ushqime dhe batanije, si dhe 158 mijë porcione ushqimi të ngrohtë, të cilat janë të destinuara për banorët që po përballen me vështirësi të mëdha. Sipas Kurtit, ky vendim për ndihma ishte marrë që në janar nga qeveria, por u realizua pas arritjes së marrëveshjes së fundit për paqe, negociuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij veprimi, duke e cilësuar si një shenjë të solidaritetit ndërkombëtar nga ana e Kosovës dhe shpresën që kjo ndihmë të lehtësojë sado pak situatën në terren, duke kontribuar në përpjekjet për paqe dhe stabilitet.

Leave a Reply