Kosova dhe Bosnja vonojnë reformat, BE-ja shpreh shqetësim

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka shprehur shqetësimin për përparimin e ulët në reforma të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Këto dy shtete ende nuk kanë përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian, për shkak të mungesës së institucioneve të qëndrueshme në Kosovë dhe moszbatimit të reformave në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjatë një samiti në Tiranë, Kos theksoi se ndërsa disa vende të rajonit kanë bërë përparime të dukshme, Kosova dhe Bosnja mbeten prapa në procesin e miratimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme.

Ajo vuri në dukje se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë përparuar më shumë, duke miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Kos theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit për të arritur qëllimet e Planit të Rritjes dhe për të përfituar nga mundësitë e reja që ofron Bashkimi Evropian.

Në këtë samit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ishte gjithashtu i pranishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *