Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka ngritur shqetësime lidhur me dy vende të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, që ende nuk kanë nisur zbatimin e reformave të Planit të Rritjes.
Këto dy vende janë të vetmet në rajon që nuk kanë përfituar ende nga fondet e mëdha të ofruara nga BE-ja, raporton Gazeta Express. Në samitin e mbajtur në Tiranë, Kos theksoi se kanë kaluar dy vitet e para të implementimit të Planit të Rritjes dhe se tashmë është koha për të vlerësuar progresin dhe për të planifikuar investimet për fazën e ardhshme.
Ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë liderë në rajon, duke miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Nga Kosova, në samit mori pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kos theksoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve për t’u bërë pjesë e BE-së, duke theksuar se Europa është shtëpia e përbashkët që pret këto vende të bëhen anëtare.

Leave a Reply