Kosova fillon përgatitjet për ndeshjet e tetorit, konferencë nga Foda

Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar detajet e përgatitjeve të Kombëtares për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Sot, në orën 12:00, trajneri Franco Foda do të mbajë një konferencë për shtyp në Hotel “Emerald”, ku do të diskutojë për formën aktuale të skuadrës dhe pritjet për ndeshjet e ardhshme. Në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë një seancë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor.

Mediat do të kenë mundësi të ndjekin minutat e para të kësaj stërvitjeje. Ndërkohë, në orën 16:00, Kombëtarja U21 do të kryejë stërvitjen e saj në të njëjtin kompleks, në fushën me bari artificial.

Këto aktivitete janë pjesë e përgatitjeve intensive të ekipeve në prag të sfidave ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *